Rebekah Vardy është fotografuar duke u pastruar vetëm me të brendshme në natyrë.

Gruaja e Jamie Vardyt e ka vënë në pah fizikun e saj atletik në pozat e publikuara në internet.


rebeka1 (Foto: Daily Star)

Ylli i "I'm A Celeb" dukej se po e shijonte e relaksuar ujin që rridhte mbi trupin e saj.

35-vjeçarja ka pasur të veshur një bluzë të shkurtër të bardhë në pjesën e sipërme që ia vinte në pah barkun.

rebeka2 (Foto: Daily Star)

Ndërsa në pjesën e poshtme, ajo mbante vetëm brekë të zeza duke i treguar këmbët me muskuj.

Rebekah nuk kishte vënë makijazh me këtë rast dhe dukej mirë.

rebeka3 (Foto: YouTube/OSaMirë)

Vardy u njoftua me gruan e tij në vitin 2014 kur ajo punonte si promovuese në një klub nate.

Çifti u martua në maj të vitit 2016 në Peckforton Castle në Cheshire.

Vardy rebekah (Foto: Getty Images)

Futbollisti dhe Rebekah kanë dy fëmijë bashkë, ndërsa dy të tjerë janë të gruas nga lidhjet e mëparshme. /Telegrafi/