Jill Biden dërgon një mesazh dashurie me stilin e veshjes ndërsa shoqëron burrin e saj, presidentin e SHBA-së, Joseph Biden.

Zonja e parë e Amerikës kishte veshur një xhaketë të zezë me mbishkrimin “dashuri” në kurriz kur ajo dhe presidenti i SHBA-së u takuan me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe gruan e tij, Carrie Johnson.

Ajo kishte veshur të njëjtën xhaketë sportive më shumë se dy vjet më parë kur filloi fushata presidenciale e Bidenit.

“Ne sjellim dashuri nga Amerika”, u tha ajo gazetarëve, duke shpjeguar se përse e zgjodhi këtë veshje.

Biden është e njohur për zgjedhjet e saj të modës, shpesh duke zgjedhur printime në ngjarjet që ajo merr pjesë në emër të administratës presidenciale të SHBA-së. /Telegrafi/