Një grua britanike vdiq në ishullin grek të Korfuzit pasi u godit së fundmi nga një anije.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, trupi i gruas 60 vjeçare u gjet të hënën afër Plazhit Avlaki, gjerësisht në veri-lindje të ishullit.


Ndërkohë, rojet bregdetare greke thanë se trupi i gruas tregonte shenja të dukshme të goditjes nga anija.

Bëhet e ditur se autoritetet përkatëse kanë filluar edhe hetimin për vdekjen e saj.

“Ne jemi në kontakt me familjen e 60 vjeçares, ndërsa stafi ynë është në kontakt me policinë greke”, deklaroi Zyra e Jashtme e Commonwealth. /Telegrafi/