LAJMI I FUNDIT:

‘Grua e kënaqur, jetë e lumtur’ – burrat i lejojnë partneret e tyre të fitojnë në lojëra për ta shpëtuar jetën e tyre intime

‘Grua e kënaqur, jetë e lumtur’ – burrat i lejojnë partneret e tyre të fitojnë në lojëra për ta shpëtuar jetën e tyre intime
(Foto: Pexels)

Burrat i lënë partneret e tyre të fitojnë në lojëra për ta plotësuar rregullin “grua e kënaqur, jetë e lumtur” – sugjeron një studim kinez.

Të dhënat e studimit treguan se gratë ishin më konkurruese dhe të përqendruara kur luanin në lojëra kundër të tjerëve, por fitonin më shpesh kundër bashkëshortëve të tyre.


Hulumtuesit thanë se kjo mund të ndodh për shkak se burrat duan t’i mbajnë gratë e tyre në disponim të mirë dhe ta ruajnë të paprekur jetën e tyre seksuale.

Avokati shpjegon pse nuk preferohet martesa në të njëzetat dhe tregon moshën e përsosur për të vënë kurorë
Lexo po ashtu Avokati shpjegon pse nuk preferohet martesa në të njëzetat dhe tregon moshën e përsosur për të vënë kurorë

“Megjithëse gratë konkurrojnë në mënyrë më efektive kundër një të huaji, ato kanë më shumë gjasa të fitojnë kur luajnë kundër partnerit të tyre. Partnerët e tyre meshkuj mund të jenë duke adoptuar një mentalitet ‘grua e kënaqur, jetë e lumtur’, duke shmangur konfliktet e mundshme të marrëdhënieve dhe duke lejuar bashkëshorten e tyre të fitojë”, ka thënë autorja kryesore e studimit, Shuya Jia, nga Universiteti i Kinës së Veriut.

Studimi, i botuar në revistën e Elsevier, Neuroscience, hulumtoi sesi burrat dhe gratë i qaseshin konkurrencës kur ishin kundër të huajve ose partnerëve të tyre.

Në studim i përfshinë 52 studente femra të universitetit të moshës ndërmjet 18 deri në 25 vjeçare, të cilave iu kërkua të luanin një lojë duke testuar reagimet e tyre kundër një kundërshtari. Njërit grup iu kërkua të konkurronte me një të panjohur të gjinisë së kundërt, ndërsa tjetri luante kundër partnerëve të tyre romantikë.

Fjalët që zgjojnë pasionin te partneri
Lexo po ashtu Fjalët që zgjojnë pasionin te partneri

Studiuesit monitoruan trurin e tyre me sensorë të vegjël në lëkurën e kokës për të parë se sa aktive ishin zonat e lidhura me përqendrimin, fokusin dhe gatishmërinë për të konkurruar. Femrat fituan më shumë lojëra kur luanin kundër partnerëve të tyre sesa kundër një të huaji.

Meshkujt treguan nivele më të ulëta të konkurrencës kur luanin kundër një partneri romantik, tregoi monitorimi i trurit.

“Femrat kishin një përqindje më të lartë fituese kur konkurronin me partnerët e tyre romantikë. Mund të jetë rezultat i meshkujve që adoptojnë strategji të mbajtjes së partnerëve për t’i ruajtur marrëdhëniet e tyre romantike për ta parandaluar largimin e partnerëve”, janë shprehur studiuesit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rreth maceve

Rreth maceve

Stil
Kalo në kategori