LAJMI I FUNDIT:

Growth Tank sjell Google dhe Facebook këtë javë në Kosovë

Growth Tank sjell Google dhe Facebook këtë javë në Kosovë

Këtë të premte, më 10 nëntor, do të mbahet Growth Tank, konferenca më e madhe e Marketingut Dixhital në Kosovë, e cila do të sjellë për së afërmi folës nga kompanitë më prestigjioze amerikane dhe evropiane, si Google, Facebook, Rapid Images e Link Marketing. 

Tema e sivjetshme e Growth Tank do të jetë Inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj në punën e përditshme të marketerave dixhital. 

Growth Tank hapet zyrtarisht më 10 nëntor në hapësirat e Klan Arenës në ora 10:30 nga kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.  Këtë vit Growth Tank do të përbëhet nga disa panele disuktimesh, prezantime dhe punëtori. 

Konferenca do të zgjasë dy ditë, më 10 dhe 11 nëntor. Ditën e parë do të shohim ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas të eksplorojnë tema të tilla si “Krijimi në botën e Inteligjencës Artificiale”, “Planifikimi i sezonës festive në marketing”, “Impakti i Inteligjencës Artificiale në platformën Meta”.

Ndërsa 11 nëntori është dita e punëtorive, që do të mbahen në Innovation Center of Kosova, me ç’rast marketerët do të kenë mundësi të mësojnë konkretisht se si të përdorin Intelegjencën Artificiale për organizimin dhe krijimin e fushatave dixhitale.

Të gjitha informatat mund t’i gjeni në këtë link, ndërsa këtu mund të rezervoni ulësen tuaj.

Regjistrimi për punëtori këtu.

Ky vit do të jetë më i bukur me ty.

Bashkohuni me ne për ta bërë edicionin e këtij viti edhe më të bukur!