Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë periudhës 1 tetor 2018 deri më 4 prill 2019 janë raportuar gjithsej 57.671 raste të dyshimta me grip ILI, 6.561 raste me ARI dhe 113 raste SARI, ku numri më i madh i tyre janë nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës.
Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit IKSHPK deri sot janë testuar 1074 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 445 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 41.5 %).
Sipas subtipit 368 mostra Influencë A e pa-subtipizuar dhe 76 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 mostër rezulton pozitive në AH3.
Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1 tetori 2018 deri sot janë hospitalizuar 644 raste me ARI, 341 raste ILI dhe 113 raste me SARI dhe një rast me vdekje nga komplikimet e komorbiditetit me sëmundje kronike.
Brenda 24 orëve të fundit janë hospitalizuar katër raste me ARI, një rast me status gripsosus, dy raste me SARI.
Komiteti i SHSKUK konstaton se epidemia e gripit sezonal ka shënuar rënie të rasteve të gripit sezonal nën pragun epidemik dhe me zvogëlim të intensitetit dhe të ashpërsisë klinike, ndërkohë që aktiviteti i Influencës ka shënuar rënie në gjithë Evropën.Situata epidemiologjike do të përcillet deri në javën 20-të me vigjilencë të shtuar dhe me trendin e tanishëm të rënies pritet të shpallet shuarja e epidemisë, ka bërë të ditur IKSHP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë