LAJMI I FUNDIT:

Grindje në gjykatë, Janeva Bashevskës: Si nuk ju vjen turp, jini transparente!

Grindje në gjykatë, Janeva Bashevskës: Si nuk ju vjen turp, jini transparente!

Prokuroja Speciale Publike, Katica Janeva, e revoltuar sepse gjykimi për rastin “Puç” për të njëmbëdhjetën herë shtyhet në një kohë të pa caktuar, dhe me zemërim i është drejtuar gjykatëses dhe e akuzoi për vonesën e procesit për një vit dhe me qëllim i keqtrajton atë dhe palët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si nuk ju vjen turp? Gjithë vitin na keqtrajtoni neve dhe publikun. Keqpërdorni pozicionin tuaj zyrtar. Cila është përgjegjësia juaj në këtë situatë”, i është drejtuar Janeva me këto fjalë gjykatëses Ljubinka Bashevska, e cila njëherit është edhe kryetare e Këshillit Gjyqësor.


Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, prokurorëve të cilët kanë marrë përsipër rastin, kërkoi të identifikohen të gjithë gjyqtarët të cilët posedojnë certifikatë sigurie.

“Një vit vonohet procesi për shkak të certifikatave të sigurisë. Jini transparent dhe tregoni çertifikatën tuaj”, u tha Janeva gjyqtareve.

Fillimi i procesit gjyqësor për rastin ‘Puç’, sot përsëri është anuluar, për shkak se dy gjyqtare nuk kanë çertifikatë sigurie, përcjell Telegrafi Maqedoni. /Telegrafi/