LAJMI I FUNDIT:

Grevë një orëshe e kontrollorëve të trafikut ajror

Grevë një orëshe e kontrollorëve të trafikut ajror

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON), ka njoftuar se sot do të mbajnë grevë një orëshe, prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Greva vjen si pasojë e pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në Ligjin për Pagat, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.


SINKON, ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.

Gjithashtu, ky institucion ka paralajmëruar se nëse Institucionet e Kosovës nuk reagojnë pas kësaj greve, situata do të përshkallëzohet.
Por zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë thënë se të gjitha shërbimet në këtë aeroport do të ofrohen sipas programit të fluturimeve, përgjatë 24 orëve në secilën ditë të javës, shkruan Telegrafi.

“Megjithëse Shërbimet e Kontrollit Ajror të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore duke filluar me 13 shkurt, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve e të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe kompanitë e organizimit të udhëtimeve”, ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP “Adem Jashari” Valentina Gara. /Telegrafi/