LAJMI I FUNDIT:

Greva në transportin e Francës ka hyrë në ditën e 25-të, udhëtarët përballen me probleme të mëdha

Greva në transportin e Francës ka hyrë në ditën e 25-të, udhëtarët përballen me probleme të mëdha

Rrjeti i transportit në Francë ka mbetur i çrregulluar në Paris dhe në të gjithë shtetin gjatë fundjavës, duke ndërlikuar udhëtimet për ata që ktheheshin nga pushimet e Krishtlindjeve ose largoheshin për pushimet e Vitit të Ri.

Aksioni i grevës së radhës për reformat e pensioneve, ka hyrë sot në ditën e 25-të, derisa punëtorët e transportit publik lokal dhe në distanca të gjata, që insistojnë se do të vazhdojnë presionin ndaj qeverisë, transmeton Telegrafi.


Zëvendës Ministri i Transportit, Jean-Baptiste Djebbari akuzoi Konfederatën e Përgjithshme të Sindikatës së Punës, për një “kundërshtim sistematik ndaj çdo reforme”.

Si përgjigje, shefi i sindikatës Philippe Martinez tha se qeveria kishte shkaktuar që konflikti të zgjerohej në “kaos”.

Në anën tjetër, qeveria dhe sindikatat nuk do të zhvillojnë bisedimet të radhës deri më shtatë janar.

Derisa qeveria dhe sindikata po ia lënë fajin njëra-tjetrës, udhëtarët po përballen me probleme të mëdha, shkaku mos funksionimit të rregullt të transportit. /Telegrafi/