Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së, ka vendosur sot në mbledhjen e jashtëzakonshme, për vazhdimin e grevës në sektorin shëndetësor edhe për 48 orë.

Në një komunikatë për media thuhet se pas festës së Vitit të Ri, më datën 3 janar 2019, do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë.

Kjo vjen për shkak se nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në lidhje me pagat e punonjësve shëndetësorë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë të ditur se pagat e punonjësve shëndetësorë parashihet të rriten vitin e ardhshëm. /Telegrafi/