Gjatë javës që po lëmë temë në vend ishte greva në arsim, por përkundër takimeve për të arritur zgjidhje një gjë e tillë nuk ndodhi.

Pavarësisht se gjatë javës u mblodh dy herë Komisioni për arsim, ku në mbledhjen e parë të saj pati edhe debate të ashpra nuk doli një marrëveshje dhe si rrjedhojë Sindikata e Arsimit në orët e vona të së premtes theksoi se greva në arsim do të vazhdojë.

Reklama

E po gjatë javës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka qëndruar në New York ku i zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa ka takuar edhe presidentin e SHBA-së, Joe Biden, sekretarin e shtetit, Antony Blinken.

Reklama

Në fillim të javës që po e lëmë, u shkrua edhe për kërcënimet që ka pasur kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe për planin e vrasjes.

Reklama

Nuk ka marrëveshje Qeveri-SBASHK, vazhdon greva në arsim

Propozimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, lidhur me grevën në arsim, nuk është pranuar nga anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës (SBASHK).

Propozimi i Golës që greva të ndërpritet por mësimdhënësit të përdorin metodën e mosvënies së notave, si formë presioni sindikal ndaj qeverisë, u diskutua në një mbledhje online që u mbajt të premten mbrëma mes SBASHK-ut, Golës dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit për Arsim.

Reklama

Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, në një prononcim për Telegrafin tha se 663 shoqata ishin kundër këtij propozimi, 39 e kanë pranuar, ndërsa 35 të tjera nuk janë deklaruar.

Ai tutje tha se arsyetimi i shoqatave që e kanë refuzuar propozimin e Golës është se kur të përfundojë greva nuk është etike që nxënësit të mos notohen.

Reklama

SBASHK-u së fundmi ka dalë edhe me tri kërkesa të reja për Qeverinë e Kosovës. Kryetari i sindikatës, Rrahman Jasharaj ka kërkuar që nga janari i vitit 2023 të ketë rritje prej 10 për qind të pagës për mësimdhënësit.

Ndërkohë deri në janar, mësimdhënësit sikurse edhe shërbyesit tjerë publikë do të marrin shtesat prej 50 eurove që i ka premtuar Kurti me pakon e re mbështetëse.

Reklama

Në pikën dy të kërkesës së SBASHK-ut, kërkohet që të ndryshohet ligji për Skemat Pensionale, kushti 15 vite përvojë punë dhe pika tre që deri në fund të vitit 2022 të fillojë së zbatuari Ligji për sigurime shëndetësore nga viti 2023.

Ndërkaq, në mbledhjen e parë të Komisionit për Arsim që u mbajt të mërkurën lidhur me grevën në arsim situata vetëm sa u acarua me debatet e ashpra aty.

Reklama

Në kohën kur në mbledhje të Komisionit për Arsim po debatohej për grevën e punëtorëve të arsimit dhe deputeti Dimal Basha po fliste rreth ndarjes së buxhetit për këtë sektor eskaloi debati dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj lëshoi mbledhjen e Komisionit.

Reklama

Deputeti Basha gjatë fjalës së tij në Komision tha se kur të përmblidhen të gjitha shtesat e ndara nga Qeveria kuptohet se arrihet zbutja e inflacionit, raporton Telegrafi.

“Sektori privat i ka 300 mijë punëtorë që paguajnë taksa dhe na i paguan pagat edhe neve edhe mësuesve.. 105 mijë qytetarë që punojnë nën pagën minimale…Nuk mundemi me mendu vetëm për mësimdhënësit”, tha ai.

Është mesi i ndamë… Qeveria i ka nda paret… pyetja është sa është e sinqertë kërkesa? Pse po mbahen fëmijët peng?… Pse nuk kishte grevë në korrik e gusht, e të kishin nejt mësuesit në shkolla… po jo kur i keni marrë fëmijët peng kanë nis edhe greva”, tha Basha, duke shtuar se si është e mundur një kryetar i Sindikatës të kërkoj që një deputeti të mos i jepet fjala.

Reklama
Reklama

Ndërkaq, përfaqësues të SBASHK-u i thanë Bashës “mos i jep shumë zor”, ku pasoi reagimi i Bashës duke thënë se “këtu jam në shtëpi tem.. ju tregova zgjedhjet që ka dhënë qeveria”.

Pas kësaj, kryetari i SBASHK-ut lëshoi mbledhjen e Qeverisë.

Debati i nisur mes tij dhe deputetit Basha ka vazhduar edhe në hollin e Kuvendit.

Pas tërë këtyre takimeve dhe situatës së krijuar, në pret e pasdites ka reaguar kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola (LVV), duke folur lidhur me debatet e përplasjet e ashpra sot me përfaqësuesit e SBASHK-ut në këtë komision, ka treguar edhe për gjuhën e përdorur nga përfaqësuesit e sindikatave.

Reklama

“Shumë mirë pra! Meqë keni vendosë që në vend të kritikës dhe diskutimit racional, duke lënë komplet jashtë vëmendjes publike dy orë diskutim goxha të maturuar të mazhorancës për grevën në Komision, të moralizoni duke u marr me nivelin e edukatës së deputetit Dimal Basha, zgjerojeni fokusin e moralizimit dhe vlerësojeni përgjigjen e njërit prej përfaqësuesve te SBAShK-ut në Komision kur tha: “mos na lodhë b***”, ose asaj tjetrës kur bënte politikë në Komision duke thënë se për t’u ngrohur gjatë dimrit do të shkojnë në veri”.

Reklama

“Tashmë as unë nuk e di se çka përfaqësohet me këtë gjuhë. Por e di që mësimdhënësit dhe interesat e tyre jo”, ka thënë Gola.

Reklama

Osmani publikon foto me Biden: Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në New York ku zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në margjina të këtyre punimeve Osmani është takuar edhe me presidentin e SHBA-së Joe Biden.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani në foton e përbashkët me Biden.

Presidentja e Kosovës është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit.

“E informova atë [sekretarin Blinken] për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter, teksa shihet në foto bashkë me minsitren e Jashtme, Donika Gërvalla me sekretarin amerikan Blinken, transmeton Telegrafi.

Reklama
Reklama

Ndryshe, Osmani në margjina të kësaj vizite është takuar edhe homologë të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

A ishte në dijeni AKI dhe Kurti për planin e vrasjes? Përgjigja e Kryeministrisë dhe gjithçka rreth rastit

Në fillim të javës u raportua se gjatë vitit 2021 ishte bërë një plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo u raportua nga “A2 News” pas zbulimit të një dokumenti publik nga hakerët, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve ishte destabilizimi i Kosovës.

E për këtë të hënën ka reaguar edhe Zyra e Kryeministrit, duke thënë se kryeministri Albin Kurti dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ishin të njoftuar për këtë rast.

Reklama

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhej në njoftim.

Në dokumentin e publikuar theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Reklama

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm. /Telegrafi/