Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, ka lansuar së fundmi një projekt të ri muzikor.

Kënga titullohet “Mbesa ime”, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.


Teksti është shkruar nga vet artistja në bashkëpunim me Edlir Begollin, gjersa ky i fundit u kujdes edhe për aranzhmentin.

Screenshot 27 1 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, Magic Production.

32 vjeçarja ka rrëmbyer vëmendje edhe me paraqitjen e mahnitshme në këtë klip.

Screenshot 29 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo pak më parë njoftoi se është në pritje të ëmbël dhe zbuloi se po pret një djalë.

Koçi ndërkaq nuk e ka zbuluar akoma identitetin e partnerit të saj, i cili po vazhdon të mbetet misterioz për publikun. /Telegrafi/