Greta jo origjinale kopjon klipin nga engjujt e Victoria’s Secret (Foto/Video)

Megjithë problemet që i dolën me projektin e saj të fundit, Greta Koçi nuk është dorëzuar duke realizuar edhe një këngë të re.
“Sjena ni moti” mban titullin kënga, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja ka publikuar një pjesë të videoklipit dhe ajo që bie në sy është jo origjinaliteti i saj pasi që veshjet dhe skenat që shihen në videoklip janë të para më parë.
Për këtë këngë të realizuar nga Zzap & Chris dhe Mozzik, dhe të realizuar me videoklip nga Max Production, stilisti Joni Peçi nuk është kujdesur për diçka të veçantë duke sjell Gretën sikur vajzat e Victoria Secret në reklamën e SuperBowl./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/04/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































