Disa ditë më parë Greqia lajmëroi se marrëveshja për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve shumë vjeçare greko-shqiptare që ishte parashikuar të nënshkruhej nga kryeministrat Tsipras-Rama për më 12 korrik u shty për në vitin 2019. Për këtë shtyrje nuk u dha asnjë sqarim si nga ana e Greqisë, ashtu edhe nga ana Shqipërisë. E vërteta është se Shqipëria po ia plotëson të gjitha kërkesat Greqisë, si: Varrezat e Ushtrisë së Greqisë të 1940, njohjen e minoriteti grek në Himarë e Korçë, përcaktimit të kufirit detar në zonën ekskluzive ekonomike duke i dhënë 12 milje Greqisë, duke shkelur konventat ndërkombëtare, ndryshimin e toponimeve sipas kërkesës greke, si dhe ndryshimet e teksteve shkollore të Shqipërisë, ku duhet hequr fjala “Çamëri”, “Çam”, teksa duhet thënë që Epiri asnjëherë nuk ka qenë i banuar nga shqiptarët. Teksa pala shqiptare i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Greqisë me diplomacinë “lepe-peqe”, Greqia deri tani ka bërë dy lehtësira si njohjen e patentave dhe vulën apostile, duke lënë në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë.
Nga burimet e besueshme të Ministrisë së Jashtme të Greqisë thuhet se shtyrja u bë pasi Shqipëria duhet të zhdukë termin “Çam” dhe “Çamëri” nga librat zyrtarë si librat shkollorë të historisë, letërsisë dhe gjeografisë, librat që botohen nga universitetet shtetërore dhe Akademia e Shkencave. Të shtunën në Athinë u takuan përfaqësuesit e dy vendeve për heqjen e termit “Çam” dhe “Çamëri”. Pra, shtyrja e nënshkrimit të marrëveshjes është mos ndryshimi në kohën e premtuar nga qeveria Rama 2, i librave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me Çështjen Çame, por sipas gjasave Greqia kurrë nuk do heqë Ligjin e Luftës me Shqipërinë. Ai ligj do qëndrojë si hanxhar mbi kryet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE, për të cilin Greqia përjetësisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë do vendosë Veton.
Greqia ka kërkuar me ngulm që mos të ketë asnjë studim në librat e historisë, studime, rreth origjinën shqiptare të arvanitasve të Greqisë, duke i kategorizuar si pjesë e popullsisë greke që janë shpërngulur me dhunë nga Jugu i Shqipërisë, të cilin Greqia e njeh me termin “Veriu i Epirit”.
Shqipëria është e nënshtruar përpara Greqisë përmes fuqisë ekonomike, e cila përcakton edhe zgjedhjet tona politike apo pozicionet e partive. Prandaj, prej kaq vitesh sovraniteti kombëtar është i nënshtruar apo i kufizuar, sepse sovraniteti ekonomik përcakton edhe sovranitetin kombëtar, janë dy gjëra të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Kështu, shqiptarët ende do vazhdojnë të jenë të kufizuar në lëvizjet e tyre politike e kombëtare. Ende do na përfaqësojnë politikanë me kapacitete të kufizuar që i përcaktojnë në pozicionet e tyre politike, deputet apo ministra vendet që na kanë nënshtruar ekonomikisht.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës