Greqia po shqyrton masa për të lehtësuar fluksin e pasagjerëve dhe automjeteve në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut

Në një takim të gjerë pune në Selanik me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kompetente, shërbimeve të sigurisë dhe autoriteteve lokale, Gulekas theksoi se trafiku turistik dhe tregtar drejt Greqisë është vazhdimisht në rritje, dhe "direktiva evropiane për verifikimin e të dhënave biometrike të çdo personi që hyn ose del nga vendi krijon vonesa shtesë gjatë kontrolleve të nevojshme policore".
Ai shtoi se takimi synonte gjithashtu koordinimin e plotë të të gjithë të përfshirëve, ndërsa vendimet për masat e reja, pra forcimin shtesë të sistemeve të informacionit dhe mundësinë e ndërtimit të zgjidhjeve të përkohshme teknike, siç u njoftua nga Ministria, "transmetohen menjëherë në terren".
Më konkretisht, vizitat e ekipeve speciale në pikat kufitare Evzoni, drejt vendit Maqedonisë së Veriut, dhe Kipi, drejt Turqisë, janë planifikuar për sot "me qëllim shqyrtimin e zbatimit të menjëhershëm të masave shtesë që u diskutuan në takim".
Ekipet do të përfshijnë përfaqësues nga Administrata e Decentralizuar e Maqedonisë-Trakase, nga periferitë e Maqedonisë Qendrore dhe Maqedonisë Lindore-Trakës, nga policia, nga shërbimet doganore, si dhe nga komunat kompetente.
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë, Michalis Chrysochoidis, dje nga Halkidiki, theksoi se ata duhet të zbatojnë legjislacionin evropian, sepse Komisioni Evropian këmbëngul në zbatimin e plotë dhe theksoi se kishte "marrë ankesa nga kolegët e tij nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia" në lidhje me sistemin EES.
Ai shpjegoi se çështja e regjistrimit biometrik në kufij ka dy aspekte, njëri është vetë procesi dhe tjetri, infrastruktura e vjetëruar greke./Telegrafi/














































