LAJMI I FUNDIT:

Greqia lejon përsëri blerjet – por të shoqëruara me rregulla të forta shëndetësore

Greqia lejon përsëri blerjet – por të shoqëruara me rregulla të forta shëndetësore

Dyqanet në pjesë të Greqisë u lejuan të rihapen përsëri të hënën pas disa javësh në mbyllje, megjithëse vizitat në dyqane ishin objekt i rregullave të forta shëndetësore.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këto masa lehtësimi nuk janë zbatuar edhe në qytetet veriore të Selanikut dhe Kozani, ose në qytetin e Patras – pasi numri i rasteve atje mbetet i lartë.


Gjithashtu, blerësit duhet të bëjnë “terminë” dhe tu nënshtrohen kufizimeve të mëtejshme, njoftoi media greke të hënën.

Siç bëhet e ditur, njerëzit së pari duhet të dërgojnë një mesazh me tekst me emrin e tyre në Mbrojtjen Civile Greke.

Mesazhi me tekst është i vlefshëm për tre orë dhe mund të përdoret vetëm një herë në ditë.

Kështu që, vetëm blerësit që kanë bërë “terminë” mund të hyjnë në dyqane dhe lejohen vetëm pagesa me kartela bankare.

Veç kësaj, shitësit me pakicë mund të pranojnë një blerës për 25 metra katrorë hapësirë, me një maksimum prej 20 blerësish në të njëjtën kohë.

Ndryshe, autoritetet greke regjistruan 1,955 raste të reja në 24 orët e fundit të dielën dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit mbetet i ngarkuar.

Megjithatë, lehtësimi i kufizimeve ishte i rëndësishëm për të mbijetuar shitësit me pakicë dhe për njerëzit në përgjithësi, tha qeveria.

Ndërkohë thuhet se shkollat pritet të rihapen pas 12 prillit nëse numri i rasteve mbetet relativisht i qëndrueshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori