LAJMI I FUNDIT:

Greqia: Kufiri detar është prioritet, por negociatat me Shqipërinë nuk janë të lehta

Greqia: Kufiri detar është prioritet, por negociatat me Shqipërinë nuk janë të lehta

Pas arritjes së marrëveshjes me Italinë për delimitiminn e zonës ekskluzive ekonomike, Greqia nënshkroi të enjten një marrëveshje të pjesshme për delimitmin e Shelfit Kontinental dhe zonës ekskluzive ekonomike  me Egjiptin.

Ministri i jashtëm grek Nikos Dhendhias në një intervistë televizive  theksoi se një nga prioritetet e radhës të Athinës zyrtare  është  finalizimi i paktit detar me Shqipërinë.


“Me Shqipërinë çështja e marrëveshjes së detit është më e rënduar. Shqiptarët në fillim ranë dakord, pastaj e çuan në gjykatën kushtetuese. Kanë problemet e tyre ligjore të brendshme që kanë të bëjnë me autorizimin e presidentit për qeverinë, të cilin ai nuk është i gatshëm për ta dhënë. Por është një çështje të cilën diplomacia greke do ta trajtoje dhe kjo është e padiskutueshme.

Shqipëria është vend fqinj. Një vend me te cilin Greqia dëshiron të ketë marrëdhënie miqësore dhe dëshiron të zgjidhë të gjitha problemet. Një nga problemet është dhe marrëveshja për detin”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Ndërkohë opozita greke i ka bërë apel qeverisë së Kyeriakos Micotaqis  për zgjatjen e ujërave territoriale në detin Jon nga 6 në 12 milje.

Në ministrinë e jashtme kam gjetur një pune parapërgatitore  për zgjerimin e ujerave territoriale në detin Jon me Shqipërinë dhe në respektojmë traditën e punës së paraardhësve. Zgjerimin e ujerave territoriale qeveria greke e ka në shqyrtim,  por kërkon punë, si p.sh. mbyllja e gjireve,   gjithashtu do të njoftojmë dhe partitë politike në vend e më pas do të vijojmë me hapat e tjerë. Sigurisht ka edhe çështje të tjera. Siç janë mbrojta e të drejtave të njeriut të minoritetit grek të cilat do të zgjidhen ne kuadër të integrimit të Shqipërisë sepse kjo është një e drejtë evropianë, nuk flasim këtu vetëm si Greqi, por si Bashkimi Europian dhe ky është një mesazh për të gjitha vendet që kanë nisur këtë rrugëtim të gjatë për t’iu bashkuar familjes sonë, Bashkimit Europian. Respektimi i të drejtave të njeriut është çështje kryesore, shqiptarët ta shohin minoritetin grek si një faktor për zhvillimin e vendit dhe një urë miqësie mes dy vendeve”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Nënshkrimi i marrëveshjes Greqi- Egjipt ka bërë jehonë dhe në mediat e huaja, ndërkohë ato gjermane vënë në dukje se Athina zyrtare po punon për finalizimin e paktit detar edhe me Shqipërinë./Vizion Plus

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori