LAJMI I FUNDIT:

Greqia kërcënon Shqipërinë, Michel: Urojmë që të gjejmë zgjidhje për vështirësitë e hasura

Greqia kërcënon Shqipërinë, Michel: Urojmë që të gjejmë zgjidhje për vështirësitë e hasura

Shefja e Komisionit Europian deklaroi sot nga Brukseli se Unioni pret që të hapë sa më shpejt bisedimet për grup-kapitujt e parë me Shqipërinë. Megjithatë, Greqia ka kërcënuar që të përdorë veton, duke e penguar këtë proces nëse nuk trajtohet çështja Beleri.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u pyetën rreth kundërshtimeve të Athinës si dhe për thirrjen e konferencës së dytë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Michel bëri të ditur se të enjten do të mbahen diskutime mes 27 shteteve anëtare për këto çështje.

Ai vuri në dukje, në të njëjtën kohë, se mund të shprehte mendimin e tij personal. Pra, që ai është pro progresit që duhet bërë në lidhje me zgjerimin dhe se shpreson se “vështirësive të pazgjidhura do të mund t’u gjendet një zgjidhje.

Mitsotakis takon Ramën: Athina s’do të mbështesë integrimin e Shqipërisë pa u zgjidhur çështja e Belerit
Lexo po ashtu Mitsotakis takon Ramën: Athina s’do të mbështesë integrimin e Shqipërisë pa u zgjidhur çështja e Belerit

Ai shtoi megjithatë se mesazhi i sotëm është një mesazh optimizmi.

“Tani ekziston një dëshirë më e madhe e përbashkët e vendeve anëtare dhe vendeve kandidate që procesi i zgjerimit të vazhdojë.  Kjo nuk do të thotë që të gjitha problemet do të zgjidhen automatikisht, por ekziston dëshira për të zgjidhur vështirësitë.”

Megjithatë, siç raportojnë mediat në vendin fqinj, kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka përsëritur qëndrimin e Greqisë se çështja e marrjes së detyrës së Fredi Belerit dhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por një çështje respektimi i rregullit të ligjit, që është, siç vuri ai në dukje, “kurora” e procesit të anëtarësimit.

Ai gjithashtu shihet teksa shkëmben një bisedë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel ku po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori