LAJMI I FUNDIT:

Greqi, humb jetën në aksident një 15-vjeçar shqiptar

Greqi, humb jetën në aksident një 15-vjeçar shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për një familje shqiptare në Greqi, teksa djali i tyre 15-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur në Kyparissia. Bashkë me adoleshentin shqiptar Enriko Buzani kanë ndërruar jetë edhe dy djem të tjerë, një bullgar dhe një grek.

Djemtë e huaj mbetën të vdekur në vend, ndërsa i riu shqiptar fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Rios, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kyparissia-Filiatra. Përplasja e mjetit ku udhëtonin tre adoleshentët ishte aq e fortë, saqë makina e tyre u shkatërrua plotësisht anës rrugës.

Ndërkohë, nga përplasja është plagosur lehtë dhe drejtuesi 48-vjeçar i furgonit të përfshirë në aksident.

Tre 15-vjeçarët që mbetën viktima të aksidentit fatal ishin pjesë e klubit të futbollit AK Kyparissia dhe jetonin aty me familjet e tyre./Top Chanel/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori