LAJMI I FUNDIT:

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit erdhi pasi Kosova dhe Serbia kërkuan ndihmë nga SHBA

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit erdhi pasi Kosova dhe Serbia kërkuan ndihmë nga SHBA
Richard Grenell gjatë një konference për medie | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar sot se deri te marrëveshja e 4 shtatorit erdhi pasi që “kështu dëshironin kosovarët dhe serbët”.

Duke folur për PSCP.tv, ish-ambasadori amerikan tha se kjo marrëveshje është bërë për të krijuar vende pune.


“Ajo marrëveshje ishte vetëm pse serbët dhe kosovarët thanë se ‘mendojmë se është momenti për ne, pasi jemi injoruar për tetë vjet nga ekipi Obama-Biden, momenti të shikoni situatën tonë dhe të na ndihmoni’. Ne e bëmë dhe shikoni çfarë ndodhi”, u shpreh Grenell.

Ai ka folur edhe për përfshirjen e presidentit Donald Trump në marrëveshjen për normalizim ekonomik.

“Kjo është një nga ato situatat kur funksionon nëse dikush i jashtëm që mendon ndryshe ndërhynë. Ky është Trump në këtë rast, një i jashtëm që ndërhynë dhe thotë se kjo nuk ka kuptim. Ishim duke negociuar për disa gjëra. Tradicionalistët, ekspertë e Ballkanit në Departamentin e Shtetit thanë se duhet folur për problemet politike. Ne e kemi bërë atë për 22 vjet dhe asgjë nuk është bërë. Trump tha të hyjmë e të flasim për ekonominë dhe të shohim nëse funksionon”, tha Grenell, transmeton KP.

Ai tha se marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë për normalizim ekonomik do të krijojë vende të reja pune.

Grenell gjithashtu foli edhe për fizibilitetin që SHBA do t’i bëjë Liqenit të Ujmanit përmes inxhinierëve, si pjesë e marrëveshjes në Uashington.

Ish-ambasadori Grenell ka folur gjithashtu se kishte propozuar në formë shakaje që liqeni i Ujmanit të quhej Trump.

“Menjëherë të dyja palët thanë se mund të shkojmë me këtë. Ia nisi si shaka dhe doli të ishte një formë e zgjidhjes”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori