LAJMI I FUNDIT:

Grenell, demokratëve: 20 vjet dështuat për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi

Grenell, demokratëve: 20 vjet dështuat për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi
Foto: Arkiv

Ish i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se demokratët kanë dështuar për të zgjidhur problemin Kosovë-Serbi.

Grenell kështu ka thënë në një paraqitje për Newsmax.

“Estabilshmenti në Uashington nuk e dëshiron askënd nga jashtë, ata duan të shtiren sikur janë të vetmit që e kuptojnë këto çështje të komplikuara.

Dhe kështu për presidentin Biden, që kthehet tek grupi i njëjtë i njerëzve që kanë qenë duke pritur në Uashington DC që nga përfundimi i administratës së Obamas”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

“Duke pritur që koha e tyre të vinte prapë, dhe tani fillojnë të punojnë prapë në çështjet e njëjta që më herët kanë dështuar. Ata duan përballje të lehta, ata duan njerëz që kanë qenë aty pari për shumë vite dhe që luajnë lojën e tyre. Ja pse e urrenin Donal Trumpin, sepse ai ishte nga jashtë, unë mund t’ju them shembull perfekt, është çështja e Serbisë dhe Kosovës.

Kur unë u bëra i dërguari special, nga i gjithë establishmenti më është thënë se duhet të shkoj dhe të formoj ekipin tim nga njerëzit që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet.

Dhe unë iu thash, a nuk mendoni se ata kanë dështuar në këtë çështje pasi kanë punuar 20 vite, ndoshta na duhen ide të reja. Por, kjo nuk shkon në Uashington, është mentaliteti i jashtëm të cilin e urrejnë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori