LAJMI I FUNDIT:

Gratë shtatzëna me simptoma drejtohen në klinikën universitare në Çair

Gratë shtatzëna me simptoma drejtohen në klinikën universitare në Çair

Të gjitha gratë shtatzëna të cilat nuk kanë simptome të virusit korona drejtohen në spitalin e gjinekologjisë në Çair. Të gjithave u matet temperatura dhe u bëhet analiza e më pastaj pranohen në këtë spital. Ndërsa shtatzënat të cilat kanë simptome të virusit dërgohen në klinikën universitare të gjinekologjisë.

“Të gjitha pacientet në pranim u matet temperatura i bëhet një inspektim klinik. Ata të cilët gjatë kanë anamnezë pozitive sa i përket pjesës epidemiologjike të cilat eventualisht vinë nga vendet nga rrezik të mesëm ose të lartë dhe nëse tregojnë ndonjë shenjë klinike që ka dyshime i drejton deri tek Klinika Universitare ndërsa të tjerët i pranojmë tek ne”, theksoi zëvendës drejtori Ilir Shurllani.


Zëvendës drejtori Ilir Shurllani thotë se puna e gjinekologjisë në Çair është shtuar por se ka vend për të gjitha pacientet që vijnë.

“Po mundohemi që me angazhim më të madh ta mbulojmë edhe pjesën ku pacientët gravitojnë drejtë këtij spitali. Nuk do të flas për numra pasi që numrat variojnë, dita prej ditës ndryshon. Megjithatë angazhimi i gjithë stafit i spitalit të gjinekologjisë është i shtuar”, tha Shurllani.

Personeli teknik dhe i mjekëve në spitalin për momentin është i furnizuar me mjete mbrojtëse.

“Jemi të furnizuar mirë me mjetë mbrojtëse. Duke filluar nga dorezat, syzet mbrojtëse, tash këto dy tre ditët e fundit jemi të furnizuar edhe me vizer mbrojtës, me kapela. Ashtu që për momentin nuk kemi mungesë të mjeteve mbrojtëse”, pohoi Shurllani.

Nga spitali në Çair infromojnë se deri më tani nuk ka pasur rast ku ndonjë grua shtatzënë të ketë qenë e infektuar me koronavirus.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori