Hendeku i barazisë gjinore që mati të drejtat e grave dhe përfitimet në disa fusha në raport me vendet e Bashkimit Evropian, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriu gjeti se gratë shqiptare janë më të varfrat e Evropës.
Sipas INSTAT-it, gratë shqiptare kanë një hendek të madh në burime financiare në raport me ato të Evropës.
Kur fusha e parasë krahasohet me shtetet anëtare të BE-së dhe me tre vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, rezultatet tregojnë se vlerat më të ulëta shënohen nga pesë vende ballkanike: dy shtete anëtare të BE-së (Rumania dhe Bullgaria) dhe tre vende kandidate (Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria).
Ky hendek u mat nëpërmjet treguesve që përfaqësojnë fitimet mujore me bazë punën, kurse i dyti përfaqëson të ardhurat mesatare neto të ekuivalentuara, të cilat përveç pagave, përfshijnë pensionet, përfitimet sociale, si dhe çdo formë tjetër të ardhurash. Nënfusha e situatës ekonomike mat ekspozimin e grave dhe burrave ndaj riskut të varfërisë dhe shpërndarjen e të ardhurave mes grave dhe burrave.
Treguesit që përfshijnë këta komponentë të indeksit matin përqindjen e popullatës së parrezikuar të përfshihet në kufirin e varfërisë, të ardhurat e të cilëve janë në nivelin e 60 për qind të të ardhurave mesatare në vend ose mbi këtë nivel dhe përqindjen e kuintilit më të ulët e më të lartë të të ardhurave sipas gjinisë.
Indeksi në fushën e parasë shënon 59.6 pikë dhe është më i ulët se mesatarja e BE-28 me 20.8 pikë. Vlera e këtij indeksi në nënfushën e situatës ekonomike është shumë më e lartë sesa në nënfushën e burimeve financiare.
Fitimet mesatare mujore në vitin 2018 për gratë shënonin 1,023, sipas Standardit të Fuqisë Blerëse (PPS), i cili është një monedhë artificiale që merr parasysh dallimet në nivelin e çmimeve mes vendeve, kurse për burrat shënonin 1,180 PPS. Edhe të ardhurat mesatare neto të ekuivalentuara ishin më të ulëta për gratë sesa për burrat me 4,322 PPS përkundrejt 4,405 PPS.
Diferencat sa i përket rrezikut të varfërisë nuk ishin të dukshme. Në vitin 2017, mes grave kishte një përqindje prej 78.1 personash që nuk ishin në rrezik varfërie, ndërsa mes burrave kjo përqindje ishte disi më e ulët me 77.5 për qind. Dallimet gjinore në shpërndarjen e të ardhurave nuk ishin të konsiderueshme me 13.4 për gratë dhe 13.5 për burrat. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Popeyes® vjen në Kosovë
Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin