Pasi forcat e Wagnerit u përfshinë zyrtarisht në luftimet në Ukrainë, “pellgu” nga i cili nxirrej potenciali ushtarak u bënë burgje dhe të gjithë ata të burgosur që iu bashkuan këtij formacioni mercenar morën disa privilegje.
Njëra prej tyre ishte se pasi të shërbenin në Wagner, persona të tillë nuk do të ktheheshin në burgje, por do të amnistoheshin automatikisht.
Një vendim i tillë ka sjellë tashmë shqetësim tek banorët e qyteteve të shumta në Rusi, e veçanërisht tek gratë, transmeton Telegrafi.
Domethënë, me vendimin për amnisti të të burgosurve, shumë dhunues të dënuar me disa vite burg, tani do të bëhen njerëz të lirë.
Njëri prej tyre vjen nga Siberia, ku u lirua Vladislav Kanyus, i burgosuri që vrau të dashurën e tij Vera Pehteleva në vitin 2020.
“Vladislav Kanyus kaloi orë të tëra duke torturuar Pehtelevën para se të vdiste. Fqinjët thirrën policinë disa herë për të raportuar britma nga banesa ngjitur, por policia nuk u paraqit. Në gjyq u tregua se në trupin e Pehtelevës u gjetën 111 lëndime”, shkruan The Guardian.
Gjatë verës së vitit 2021, një gjykatë në Siberi e dënoi Kanyusin me 17 vjet burg, që në një farë mënyre ishte një lehtësim për të gjithë familjen e Pehtelevës së vrarë.
Nëntë muaj më vonë, nëna e vajzës së vrarë mori dy fotografi përmes WhatsApp-it ku shfaqej një burrë me uniformë ushtarake.
“Kanyus është i lirë dhe po lufton në Ukrainë”, thuhej në mesazh.
Një informacion i tillë shkaktoi tronditje në familjen Pehteleva.
“Nuk u besoja syve, u përpoqa t’i qetësoja të gjithë. Thashë se nuk ishte ai, ishte Photoshop. Megjithatë, shpejt e kuptuam se ishte vërtet ai”, tha xhaxhai i të vrarës Vladimir Pehtelev.
Kanyus është vetëm një nga shumë të burgosur rusë që janë liruar për shkak të luftës në Ukrainë.
Shumica e të burgosurve iu bashkuan grupit Wagner dhe si pjesë e marrëveshjes, të dënuarve iu tha se do të lejoheshin të ktheheshin në jetën normale pa vuajtur pjesën tjetër të dënimit.
Kushti për këtë është që ata të luftojnë për gjashtë muaj në Ukrainë dhe, natyrisht, të mbijetojnë.
Ndonëse familja ka kërkuar detaje nga policia për lirimin e tij nga burgu, nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje nga autoritetet mbi bazën e të cilave u lirua Kanyus.
“Është e paqartë nëse ai është ende duke luftuar në Ukrainë, por ai duket se është ende gjallë pasi poston rregullisht statuse në rrjetin VKontakte. Përshkrimi i profilit të tij thotë: “Nuk ka zgjedhje të duhur, është vetëm zgjedhja që ju bëni dhe pasojat e tij”, shkruan The Guardian.
Rasti i Kanyus nuk është i vetmi që është aktual në Rusi. Dhjetëra raste të ngjashme u janë raportuar aktivisteve për të drejtat e grave në të cilat njerëzit janë të shqetësuar për jetën e familjeve të tyre.
“Ne kemi marrë kaq shumë mesazhe nga njerëz që janë të frikësuar. Ata e dinë se nëse njerëzit që i torturuan, do të kthehen nga lufta dhe vendosin ta bëjnë përsëri, policia nuk do të bëjë asgjë sepse tani ata njerëz shihen si heronj, jo përdhunues apo vrasës”, tha Alena Popova, aktiviste për të drejtat e grave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit