LAJMI I FUNDIT:

Gratë në Kosovë të diskriminuara në shumë sfera

Gratë në Kosovë të diskriminuara në shumë sfera

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian (BE), Agjencinë për Barazi Gjinore dhe institucionin e Avokatit të Popullit, sot kanë lansuar raportin e ri ‘Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë’ i cili thotë se shanset për të përjetuar diskimin në bazë gjinore në punë janë 2.8 herë më të mëdha për gratë sesa për burrat.

Sipas këtij raporti, del se ekziston diskriminimi gjinor sa i takon grave veçanërisht për punësim, promovim, leje të lindjes dhe ngacmim seksual në punë.


Ariana Qosaj Mustafa, kryetare e bordit të Rrjetit të Grave te Kosovës tha sfidë për vendin vazhdon të mbetet diskriminimi i grave për punësim, teksa shtoi se edhe gjyqësori po ndikon shumë në vazhdimësinë e këtij diskriminimi.

Luigi Brusa, shefi i sektorit të bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha drejtësia gjinore sa i takon pronësisë së gruas është e mangët dhe kjo lidhet më kulturën e vendit.

Ai me qëllim të ndryshimeve ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të bëjë ligje të zbatueshme teksa ka thënë se në këtë drejtim politikanët e Kosovës nuk kanë kushtuar vëmendjen e duhur diskriminimit gjinor.

Edi Gusia kryesuese e Agjencisë për Barazi Gjinore tha se ky hulumtim rithekson shqetësimet e më hershme që janë paraqitur në vend.

Ajo tha se ta përshpejtuar zbatimin e ligjit është e domosdoshme të merren masa shtesë për ti kompensuar disavantazhet historike pasi që mosndërrmarrja e masave të duhura përben diskriminim.

Sipas saj, ky hulumtim rithekson se rritja e besueshmërisë ndaj institucioneve ndërtohet duke ndërtuar llogaridhënie./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori