LAJMI I FUNDIT:

Gratë e jashtëzakonshme, pa të cilat burrat e tyre nuk do të bëheshin të suksesshëm

Gratë e jashtëzakonshme, pa të cilat burrat e tyre nuk do të bëheshin të suksesshëm

Ekziston një thënie se prapa çdo mashkulli të suksesshëm, ekziston një grua e mahnitshme.

Por, kush e di cili do të ishte fati i muzikantëve më të mëdhenj, artistëve, shkrimtarëve e regjisorëve nëse gratë e tyre nuk do të kishin qenë të dashura, të mençura, durimtare e besnike? – transmeton Telegrafi.

Prandaj, është koha t’i rikthehemi historisë dhe t’i rikujtojmë disa nga gratë më të rralla që ka njohur bota, e të cilat kanë qenë gjithmonë pranë të dashurve të tyre!

Mercedes Barcha Pardo
Gabriel Garcia Marquez e kishte takuar gruan e tij në një skenë vallëzimi kur ajo kishte qenë vetëm 13 vjeçe. Pavarësisht moshës së saj, ai menjëherë i kishte propozuar asaj martesë. Edhe pse e kishte pranuar propozimin, ajo fillimisht kishte preferuar ta përfundonte shkollimin. Kësisoj, ata ishin martuar 13 vite më vonë.

Mercedes gjithmonë kishte qenë afër për të dashurin Gabi. Kur ai kishte qenë duke shkruar novelën e famshme “100 Vite Vetmi”, familja e tyre ishte shumë keq me financat. Ajo ishte ajo që siguronte bukën e shtëpisë, por pavarësisht kësaj e mbështeste burrin e saj dhe e inkurajonte të vazhdonte të shkruante.

18 muaj më vonë, novela ishte kryer, por Marquez nuk kishte pasur para t’ia dërgojë kopjen editorit.

Për ta mbështetur burrin e saj, Mercedes i kishte shitur disa pajisje të saja dhe nuk kishte shkuar shumë kohë kur Marquez ishte bërë i famshëm në tërë botën dhe kishte fituar çmimin Nobel për punën e tij.

Yoko Ono
Fansat e Beatles shpeshherë e fajësojnë Yokon për ndarjen e bendit legjendar, megjithatë vështirësitë e grupit kishin qenë prezente shumë kohë para se John Lennon ishte takuar me Yokon.

Ishte Yoko ajo që e kishte njoftuar Lennonin e ri me botën e panjohur dhe magjike të kreativitetit: letërsinë, pikturat mahnitëse dhe performancat ekstravagante. Falë Yokos, John Lennon e kishte lansuar albumin e tij solo, dhe kënga ‘Imagine’ ishte bërë himn ndërkombëtar për hipikët.

John Lennon kishte thënë se vetëm me të kishte qenë vërtet i lumtur, dhe se ai me Yokon e kishin pasur një shpirt për dy njerëz!

Giulietta Masina
Martesa e Federico Fellinit dhe Giulietta Masinas kishte zgjatur për 50 vite e një ditë. Regjisori gjigant dhe aktorja brilante kishin qenë shumë të ndryshëm: ai preferonte një jetë të egër dhe i dashuronte gratë; ajo, ndryshe nga ai, ishte besnike ndaj tij. Por edhe këto vështirësi nuk i kishin parandaluar ata të jetonin të lumtur së bashku. Ata i përkitnin njëri-tjetrit, dhe nuk mund të shpenzonin më shumë se një muaj larg njëri-tjetrit.

Sophia Tolstoy
Një nga shkrimtarët më të mëdhenj rus, Leo Tolstoy, kishte shpenzuar thuajse gjysmë shekulli me gruan e tij Sophian. Ajo kishte qenë engjëlli i tij mbrojtës. Ajo kishte qenë asistentja e tij personale, menaxherja, mjekja dhe publikuesja. Ajo e kishte edituar manuskriptin e novelës ‘Luftë dhe Paqe’ shtatë herë nga fillimi deri në fund.

Clementine Churchill
Afër të dashurës së tij Clementine, kryeministri britanik, oficer në Ushtrinë e Britanisë, politikan pa kompromise, papritmas shndërrohej në adoleshent naiv dhe xhentil. Ajo ishte aleati i tij besnik.

Clementine kishte qenë grua e fuqishme dhe me plot vetëbesim, e cila refuzonte të jetonte nën hijen e burrit të saj. Në vend të kësaj, çifti kishin zbuluar formulën e tyre të dashurisë. Ata komunikonin përmes letrave dhe kartolinave, në të cilat e quanin njëri-tjetrin me emra të kafshëve. /Telegrafi/