LAJMI I FUNDIT:

Gratë e Arabisë Saudite do të mund të ngasin makinën, por në fuqi mbesin 12 ndalesa tjera për to

Gratë e Arabisë Saudite do të mund të ngasin makinën, por në fuqi mbesin 12 ndalesa tjera për to

Mëngjesi i së mërkurës, në Arabinë Saudite shënoi ditën e parë kur gratë e këtij vendi do të kenë mundësi ligjore që të ngasin makina për herë të pare.

Përmes një dekreti, mbreti Salman lejoi ngasjen e veturave nga gratë në përputhje me ligjet islamike, i cili do të implementohet në qershor të 2018-ës.


Ky vendim vjen pas disa vjetësh kritika ndaj Arabisë Saudite, si i vetmi shtet në botë që nuk lejonte gratë të ngasin vetura dhe vetëm një javë pasi një klerik saudit u suspendua ngaqë kishte thënë që gratë nuk duhen lejuar të ngasin vetura, pasi që kanë një të katërtën e trurit të burrit.

Diskriminimi ndaj grave dhe aftësisë së tyre për vozitje i ka shkaktuar dëme të mëdha reputacionit të mbretërisë nëpër botë.

Megjithatë, edhe duke pasur parasysh masat e reja, barazia gjinore mbetet larg prosperitetit ne ketë vend. Sipas Raportit për Boshllëkun gjinor 2016, Arabia Saudite radhitet në vendin 141 nga 144 shtete, duke lënë pas Sirinë, Pakistanin dhe Jemenin.

Më poshtë mund të shihni 12 gjëra që grave nuk u lejohet t’i bëjnë në këtë shtet.

– Gratë nuk mund të veshin rroba apo të përdorin produkte kozmetike që i vënë në pah tiparet e fytyrës dhe trupit. Ato duhet të veshin mantel të gjatë dhe shami që i mbulon pjesën më të madhe të trupit kur dalin nga shtëpia.

– Ato duhet të limitojnë qëndrimin me burra që nuk kanë lidhje farefisnore, në vende publike, siç janë bankat apo universitetet.

– Nuk mund të notojnë nëpër pishina ku notojnë edhe burrat, mirëpo duhet të përdorin pishinat private apo pishinat ku lejohen vetëm gratë.

– Gratë nuk kanë të drejtë të provojnë rrobat nëpër dyqane, edhe nëse ka dhoma të gardërobës.

– Duhet të marrin leje nga një burrë për të hapur llogari bankare.

– Gratë mund të ushqehen në publik, nëse kanë ushqimin nën shami.

– Gratë duhet të marrin leje nga një kujdestar mashkull për të dalë nga shtëpia apo për të udhëtuar në publik.

– Gratë mjeke nuk mund të trajtojnë pacientët meshkuj.

– Nuk mund të aplikojnë për pasaportë pa pasur lejen nga një burrë.

– Gratë nuk mund të kenë kujdestarinë e fëmijëve nëse ata kanë arritur një moshë të caktuar. nëntë vjeç për vajza dhe shtatë për djem.

– Gratë nuk përfitojnë trashëgiminë e njëjtë me burrat; ato marrin gjysmën e trashëgimisë që vëllezërit e tyre përfitojnë.

– Gratë nuk lejohen të ushqehen në restorantet të cilat nuk kanë zonë të veçantë për familje.

Përderisa deri në një masë diskriminimi gjinor është duke u ulur, gratë lejohen të bëjnë këto veprime në këtë shtet.

– Vozitje (nga qershori i vitit 2018)

– Marrja e një titulli universitar

– Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike

– Trajnimi për t’u bërë kontrolluese të trafikut ajror

– Puna si shitëse në dyqane të kozmetikës dhe të brendshmeve

– Të bëhen mjeke

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori