Granit Xhaka i pafat - lëndohet në ndeshjen e parë pas rikthimit të Ligës Premier, shqiptari largohet me barelë nga fusha

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.
Arsenali ka rifilluar ndeshjet e Ligës Premier me një udhëtim të vështirë te Manchester City.
Megjithatë, kjo ndeshje deri ka sjell fat të keq për yllin shqiptar të Topçinjve, Granit Xhaka.

Xhaka është dëmtuar pas vetëm shtatë minutave lojë dhe është detyruar ta lëshoj fushën.
Lëndimi i yllit shqiptar erdhi pasi e zuri këmbën keq në tentim për të ndalur një aksion të kundërshtarëve.

Reprezentuesi zviceran u largua nga fusha me anë të barelës.
Në vend të tij u inkuadrua Dani Ceballos. /Telegrafi/












































