LAJMI I FUNDIT:

Gramoz Berisha: Institucionet do të duhej të na e lehtësonin dhimbjen

Gramoz Berisha: Institucionet do të duhej të na e lehtësonin dhimbjen

Mashkulli i vetëm i mbijetuar nga masakra në familjen Berisha të Suharekës, Gramoz Berisha, ka kërkuar që kërkimfalje nga Serbia për vrasjen makabre të 48 anëtarëve të familjes Berisha, si dhe ka kërkuar nga institucionet që të punojnë që familjarët e viktimave gjithandej Kosovës ta kenë më të lehtë dhimbjen.

“Sot po i kujtojmë ata që u flijuan që ne të jemi këtu. Po i kujtojmë ata qe ua gjetëm trupat dhe po e rishprehim dhimbjen dhe trishtimin e pafund për ata qe nuk e dimë se ku janë. Nuk ishin pak. Ishin shume. Nuk dua të përmend numra as sa ishin e sa e sa vjet u bënë, sepse nuk ka numër, nuk ka kërkimfalje dhe nuk ka institucion që zbeh dhimbjen për ta. Nuk do të ketë ditë kur nuk do t’i kujtojmë. Do të duhet të jetë çdo ditë e Kosovës, ditë përkujtimi dhe falënderimi për ta. Dhe po, duhet të ketë kërkim falje dhe duhet të ketë institucione që duhet të punojnë që t’i kujtojmë me më pak dhimbje dhe edhe me më shumë krenari”, ka thënë Gramoz Berisha, në ceremoninë e përkujtimit.

Si sot 17 vjet më parë, në një lokal përball objektit të Komunës së Suharekës, nga forcat serbe masakrohet familja 50-anëtarëshe Berisha.

E gjithë kjo do të fillonte kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë, e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafeteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

Gramoz Berisha, atëherë fëmijë, ka mbijetuar bashkë me nënën e tij Vjollca Berishën, pasi që të plagosur kanë kërcyer nga kamioni që bashkë me trupat e të vrarëve të tjerë po i dërgonte drejt varrit.

Në të njëjtën mënyrë ka shpëtuar edhe kushërira e tyre, Shyhrete Berisha. /Telegrafi/

Fjala ime ne akademine e 17 vjetorit te masakres ne familjen tone:Pershendetje Sot po i kujtojmë ata qe u flijuan qe…

Posted by Gramoz S. Berisha on Saturday, March 26, 2016

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori