Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, shkroi historinë në edicionin e 61-të të Grammy Awards duke fituar dy çmime prestigjioze në ceremoninë e zhvilluar të dielën mbrëma në Staples Center të Los Angelesit. 23-vjeçarja nga Kosova u shpall artistja e re më e mirë, si dhe e fitoi çmimin për këngën më të mirë të zhanrit ‘dance’, falë bashkëpunimit me Mark Ronson dhe Diplo, “Electricity”.
Derisa këtij suksesi i janë gëzuar të gjithë shqiptarët dhe fansat e Duas anekënd botës, Telegrafi jua sjell disa të dhëna për mbrëmjen më të madhe muzikore që vlerëson sukseset dhe arritjet e artistëve në industrinë e muzikës.
Grammy (që është shkurtesë nga Gramophone Award) është një çmim që jepet nga “The Recording Academy” (e njohur më herët si Akademia Kombëtare e Arteve dhe Shkencave Incizuese – NARAS) për të vlerësuar arritjet në industrinë muzikore. Ceremonia e përvitshme përfshin performancat nga artistët e spikatur dhe prezantimin e çmimeve që tërheqin interesim të madh.
Kjo njohje në industrinë muzikore është ekuivalente me Academy Awards (për filmin), Emmy Awards (për televizionin) apo Tony Awards (për teatrin).
Ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve Grammy është mbajtur më 4 maj të vitit 1959 për të nderuar dhe respektuar arritjet e muzikantëve në vitin paraprak.
Historia
Çmimet Grammy kanë origjinë nga projekti i bulevardit të të famshmëve (Hollywood Walk of Fame) në vitet e pesëdhjeta. Producentët muzikorë të zgjedhur nga komiteti i Walk of Fame duhej të përpilonin një listë me njerëzit e rëndësishëm nga industria muzikore, të cilët do të kualifikoheshin për të pasur një yll në bulevardin e të famshmëve. Por, duke e bërë këtë, ata e kuptuan se ka shumë muzikantë që asnjëherë nuk do ta siguronin një yll në Hollywood. Për këtë arsye, ata vendosën që të krijonin një ceremoni të ndarjes së çmimeve, të ngjashme me Oscar dhe Emmy. Pasi u mor vendimi, nisën të jepeshin idetë për emrin – fillimisht u propozua Eddie, për ta nderuar shpikësin e fonografit, Thomas Edison. Por, më pas vendosën ta përdornin emrin e shpikjes së Emile Berliner, gramafon.
Ceremonia e parë u mbajt në të njëjtën kohë në dy lokacione të ndryshme në maj të vitit 1959 – në Beverly Hilton Hotel në Beverly Hills të Kalifornisë dhe në Park Sheraton Hotel në qytetin e New Yorkut, ndërsa u ndanë 28 Grammy. Me kalimin e viteve u shtua numri i çmimeve me kategoritë që disa shtoheshin e të tjerat largoheshin.
Trofeu gramafon (Grammy)
https://youtu.be/OwMuSQBO0Mo
Trofetë e veshura me ar që i ngjajnë një gramafoni janë të punuara me dorë nga “Billings Artworks” në Ridgway të Kolorados. Në vitin 1990, u ndryshua dizajni i Grammyt duke e bërë atë më fortë, më të qëndrueshëm dhe më të madh. Deri në shkurt të vitit 2009, ishin ndarë në total 7.578 çmime Grammy.
Një trofe Grammy peshon 2.7 kilogramë, ndërsa është i ndërtuar prej një përzierje të veçantë të zinkut të quajtur gramium, i cili është i veshur me ar. Trofetë që ndahen në skenë janë vetëm kopje që përdoren secilin vit. Fituesit nuk i marrit trofetë e tyre të vërteta deri disa javës pas ceremonisë, vetëm pasi të gdhendet emri i tyre në bazën e Grammyt.
Kategoritë bazë
Çmimet speciale ndahen pa nominime, zakonisht për arritjet më afatgjate, ndërsa zakonisht përfshihen si:
Çmimi për arritje jetësore
Çmimi për besnikëri
Çmimi teknik
Çmimi legjendë
Çmimi për hollin e të famshmëve
Personi i vitit në muzikë
Në fushën e përgjithshme (që njihet edhe si “katërshja e madhe”) përfshihen katër çmime standarde që nuk i kufizojnë nominimet sa i përket zhanrit apo kritereve tjera. Këtu përfshihen:
Incizimi i vitit
Albumi i vitit
Kënga e vitit
Artisti i ri më i mirë
Procesi përzgjedhës së nominimeve
Kompanitë mediatike të regjistruara në NARAS dhe anëtarët e akademisë në fjalë (artistë dhe profesionistë të tjerë nga industria muzikore) mund t’i bëjnë përzgjedhjet që do të merren në konsideratë dhe më pas i dërgohen akademisë. Më shumë se 150 ekspertë të industrisë muzikore shqyrtojnë nëse përzgjedhja është bërë në kategorinë e duhur.
Lista rezultuese e hyrjeve të pranueshme u dërgohet Anëtarëve të votimit, të cilët votojnë për nominime në fushat e përgjithshme (incizimi i vitit, albumi i vitit, kënga vitit dhe artisti i ri më i mirë), por jo në më shumë se nëntë nga 30 fusha në fletëvotimet e tyre. Hyrjet që marrin më së shumti vota në secilën kategori shndërrohen në nominime, ndërsa në disa kategori (kategoritë e specializuara) ekzistojnë edhe komitete të rishqyrtimit për t’i përcaktuar pesë nominimet përfundimtare. Mund të jenë më shumë se pesë nominime në rast se ka barazim në procesin e nominimit.
Votimi final
Pasi të jenë përcaktuar nominimet, fletëvotimet finale u dërgohet anëtarëve të NARAS, të cilët pastaj votojnë në fushat e përgjithshme, por jo në më shumë se nëntë nga 30 fusha. Anëtarët inkurajohen (por nuk detyrohen) që të votojnë vetëm në fushat ku janë ekspertë. Më pas fituesit zbulohen në mbrëmjen e Grammy Awards. Fituesi përcaktohet nga numri më i madh i votave, në rast se dy ose më shumë nominime kanë vota të barabarta, të gjithë konsiderohen fitues. Fituesit e marrin çmimin Grammy, kurse ata që nuk fitojnë u jepet një medalje për nominimin e tyre.
Nga anëtarët e akademisë kërkohet që të votojnë duke u bazuar vetëm në cilësinë dhe jo të ndikohen nga shitjet, top-listat, miqësia personale, preferencat regjionale ose besnikëria ndaj një kompanie të caktuar. Periudha e përzgjedhjes për edicionin e 61-të ka qenë nga 1 tetori 2017 deri më 30 shtator 2018.
Legjenda Grammy
https://www.youtube.com/watch?v=PqK3ZlHInsQ
Një çmim special Grammy për merita jepet për kontributin e vazhdueshëm dhe ndikimin në fushën e muzikës. Është quajtur çmimi Grammy Legjendë dhe çmimi Grammy Legjendë e gjallë në ceremoni të ndryshme. Deri në vitin 2018, vetëm 14 muzikantë solo dhe një grup e kanë marrë këtë çmim.
Nderimi i ikonave të muzikës
Është një tjetër çmim special që është dhënë vetëm pesë herë deri në vitin 2018, ndërsa këta janë fituesit:
Clive Davis (2009)
L.A. Reid (2013)
Lucian Grainge (2014)
Jay-Z (2018)
Janet Jackson (2018)
Vendet ku është mbajtur ceremonia
Para vitit 1971, ceremonitë Grammy janë mbajtur në lokacione të ndryshme në të njëjtën ditë. Zakonisht, New Yorku dhe Los Angelesi kanë qenë qytetet nikoqire. Në vitin 1962 u përfshi edhe Chicago, ndërsa në vitin 1965, Nashville u bë qyteti i katërt.
Ceremonia e vitit 1971 u mbajt në Hollywood Palladium në Los Angeles dhe ishte hera e parë mbahej vetëm në një vend. Më pas, evenimenti u vendos në Madison Square Garden të New Yorkut dhe pastaj në Tennessee Theatre në Nashville në dy vitet pasuese. Nga viti 1974 deri në vitin 2003, ceremonitë Grammy janë mbajtur në skena të ndryshme në New York dhe në Los Angeles.
Nga viti 2004, Staples Center në Los Angeles u bë shtëpia e përhershme e Grammy Awards. Për shkak të organizimit dhe përgatitjes në periudhën e evenimentit, klubet Los Angeles Kings, Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers, detyrohet të zhvillojnë disa ndeshje si mysafirë.
Fituesit më të mëdhenj
Me 31 çmime Grammy, Sir Georg Solti është artisti me më së shumti çmime të fituara. Alison Krauss është artistja femër me më së shumti Grammy të fituara, plot 27. Ndërsa “U2” e mban rekordin për grupin që ka fituar më së shumti çmime në këtë ceremoni, 22 Grammy.
Michael Jackson dhe Carlos Santana udhëheqin rekordin për më së shumti Grammy të fituar brenda një edicioni. Mbreti i muzikës pop fitoi tetë çmime në vitin 1984, ndërsa rokeri Santana i fitoi po aq çmime në vitin 2000.
LeAnn Rimes është artistja më e re që e ka fituar çmimin Grammy
Këngëtarja e muzikës ‘country’ ishte vetëm 14 vjeçare kur e fitoi çmimin Grammy në vitin 1997 duke u bërë artistja më e re që e fiton këtë çmim dhe vazhdon ta mbajë këtë rekord. Atë mbrëmje, ajo i fitoi dy Grammy: për artisten e re më të mirë dhe për vokalin më të mirë femëror në zhanrin ‘country’ për këngën “Blue”. Në vitet në vijim, LeAnn është nominuar në pesë kategori të tjera, por asnjëherë më nuk e ka fituar.
Artisti më i moshuar që e ka fituar
Pinetop Perkins ishte 97 vjeçar kur e fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë tradicional të zhanrit bluz, “Joined at the Hip”, në vitin 2010. Pianisti i njohur e kishte fituar të njëjtin çmim edhe në vitin 2007, ndërsa në vitin 2005 ishte vlerësuar për arritje jetësore. Gjatë karrierës, ai ishte nominuar nëntë herë për Grammy. Pinetop Perkins ndërroi jetë në mars të vitit 2011.
Tre presidentë amerikanë kanë fituar Grammy
Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama, që të tre kanë fituar çmime Grammy për albumin më të mirë të folur. Carter është nominuar nëntë herë dhe e ka fituar dy herë, për “A Full Life: Reflections at Ninety” dhe “Our Endangered Values: America’s Moral Crisis”.
Clinton është nominuar katër herë për çmimin prestigjioz, ndërsa e ka fituar dy herë: një për “My Life” dhe një tjetër për “Prokofiev: Peter And The Wolf/Beintus: Wolf Tracks”.
Obama është nominuar dy herë dhe ka fituar në të dyja rastet, për “The Audacity Of Hope: Thoughts On Reclaiming The American Dream” kur ishte president dhe “Dreams From My Father (Senator Barack Obama)” kur ishte senator.
Grammy kanë fituar edhe katër ish-senatorë amerikanë. Njëri prej tyre është Obama, ndërsa tre të tjerët janë Al Franken, Hillary Clinton dhe Everett Dickson. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA ishte në lidhje Anisa me Gjestin para Big Brother VIP Kosova?
Rihanna ngrit temperaturat me të brendshme dantelle të verdha për ‘Savage X Fenty’
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
Kourtney Kardashian pozon në bikini, teksa uron Travis Barker për ditëlindjen e 49-të
Cheryl lavdërohet për forcën e saj në daljen e parë publike, pas humbjes tragjike të Liam Payne
Hailey Bieber shkëlqen në sesionin e ri fotografik, për linjën e saj të bukurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën