LAJMI I FUNDIT:

Grabovci: Kur u ktheva në Kosovë, lashë fondin “Vendlindja Thërret” me 70 mijë franga borxhe (Video)

Grabovci: Kur u ktheva në Kosovë, lashë fondin “Vendlindja Thërret” me 70 mijë franga borxhe (Video)

Adem Grabovci ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij në emisionin ”Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka folur për fondin “Vendlindja Thërret” dhe rolin e tij në këtë fond derisa ishte kthyer në Kosovë.


Grabovci ka thënë se në fillimet e tij, ky fond ka qenë shumë i varfër por me kalimin e kohës kanë filluar të rriten donacionet.

“Kam qenë njëri nga tre anëtarët përgjegjës të fondit “Vendlindja Thërret”. Fillimisht fondi ka pasur një shumë minimale, por edhe kërkesat nga terreni në atë kohë nuk kanë qenë të mëdha. Më kujtohet kur Azem Syla mi ka kërkuar një shumë prej 8, 000 markash. Edhe pse ne nuk kishim aq fonde por i kam thënë Azemit “kurrë mos më pyet a keni, vetëm kërkoni sa u nevojiten shokëve në terren”.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka thënë se në fillim Fondi ka huazuar të holla nga persona të ndryshëm.

“Për shkak të veprimtarisë sime në pajtimin e gjaqeve, njerëzit më kanë besuar dhe unë kohë pas kohe kam kërkuar para nga ta në formë huazimi. Ndonjëherë edhe kam përdorur justifikim se gjoja po më duhen për ndërtimin e një shtëpie në Tiranë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Grabovci ka thënë se kur ai është kthyer në Kosovë, ka lënë fondin “Vendlindja Thërret” me 70 mijë borxhe.

“Kur kam vendosur t’i bashkangjitem luftës në Kosovë, e për të mos u kthyer më, siç kam vepruar herëve tjera, jam konsultuar me Jashar Salihun dhe Agush Bujën që kanë qenë në dijeni për borxhet që kemi pasur dhe kujt i kemi pasur. Kanë qenë borxhe prej 70 mijë frangave zvicerane, për shkak të huazimeve”.

Ai shton më tej se “Vendlindja Thërret” filloi të mbushej me fonde pas ngjarjeve të Prekazit.

“Deri te ‘Epopeja e Jasharajve’, fondi ‘Vendlindja Thërret’ ka operuar me borxhe. Më pas njerëzit kanë orientuar donacionet nga ky fond”, tha Grabovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori