LAJMI I FUNDIT:

Grabovci: Kompletimi i Qeverisë, çështje ditësh

Grabovci: Kompletimi i Qeverisë, çështje ditësh

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se brenda disa ditëve do të plotësohen vendet e zbrazëta në kabinetin qeveritar.

Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që kompletimi i kabinetit qeveritar të ketë mbetur peng i mospëlqimeve të faktorit ndërkombëtar.


Grabovci ka thënë për “Epokën e re” se vonesat e deritanishme kanë ndodhur për shkak të partnerëve të koalicionit për t’i zgjedhur njerëzit e duhur në këto pozita.

Sipas tij, çdo ndryshim në Qeveri duhet të bëhet në funksion të rritjes së efikasitetit.