LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në një dyqan në veri të Mitrovicës

Grabitje në një dyqan në veri të Mitrovicës

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve kanë tmerruar mbrëmë shitësen e një dyqani në veri të Mitrovicës, duke i grabitur nga arka dinarë të Serbisë në vlerë prej rreth 500 euro, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.

Sipas këtyre burimeve, nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa ngjarja ka ndodhë mbrëmë rreth orës 21:45 në dyqanin ‘Nobitet 2’ në veri të Mitrovicës.


“Gjithçka ka ndodhë shpejt dhe pa shumë zhurmë. Personat e maskuar dhe të armatosur pasi kanë dalë nga dyqani, janë futur në një makinë ngjyrë të zezë dhe pa targa, duke ikur në drejtim të panjohur, ndërsa ngjarja ngjason me ato të filmave aksion”, kanë thënë burimet.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me zëvendësdrejtorin e policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, për të marr një prononcim rreth kësaj ngjarje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur./Telegrafi/

Foto: Ilustrim