LAJMI I FUNDIT:

Grabitje e armatosur në një institucion mikro-financiar në Prizren

Grabitje e armatosur në një institucion mikro-financiar në Prizren
Foto: Ilustrim

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.


Ai bëri të ditur se një person me maskë dhe i armatosur ka hyrë në një institucion mikro-finnaciar dhe ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

“Rreth orës 15:12 minuta është raportuar se në lagjen ‘Bozhdarhane’ në një institucion mikro-financiar në Prizren, një person i armatosur ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave”, tha Bytyqi.

Ai tutje shtoi se policia ka kryer bastisje në disa lokale dhe ka arrestuar një person si të dyshuar për rastin.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe dëshmitë. Deri më tani janë kryer bastisje në disa lokacione dhe është arrestuar një person i dyshuar. Po kërkohen edhe persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast”, përfundoi Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori