Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në një market në Lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili  ka thënë se një person i maskuar me armë zjarri ka grabitur para të gatshme nga arka e marketit.

Reklama

“Me date 05.03.2019 rreth orës 21:45 ne Ulpianë-Prishtinë, Rruga ‘Henry Dynan’, kemi pranuar një informatë se në një market ka ndodhë një grabitje me armë zjarri. Rastit menjëherë iu kanë përgjigjur njësitë relevante policore. Sipas ankuesit deri sa ai kishte qenë në arkë, kishte hyrë një person i maskuar me armë të shkurtër zjarri dhe nën kërcënimin e armës i kishte grabitur parat e gatshme, dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”,  ka thënë Hoxha.

Reklama
Reklama

Sipas tij, personi i dyshuar kishte pasur të veshur rroba të zeza, pantollona ngjyrë të zezë me vija të bardha dhe mbi maskë kishte pas një kapelë të duksit dhe dorëza.

Hoxha ka theksuar se nuk ka të lënduar vetëm se sipas tij një punëtore femër është shqetësuar.

“Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar përveç se një punëtore femër ka qenë e shqetësuar nga rasti dhe është njoftuar ndihma e shpejt. Policia është në proces të marrjes së informacioneve dhe hetimit intensiv të rastit, ndërsa për detaje tjera do ju njoftojmë me kohë”, ka theksuar Hoxha./Telegrafi/