LAJMI I FUNDIT:

Grabitje me armë në një market në Ferizaj

Grabitje me armë në një market në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një market në fshatin Zaskok të Ferizajt, njofton Policia.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e enjte.


“Ankuesi ka raportuar se përderisa ishte në marketin e tij, tre persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve të zjarrit i kanë grabitur 200 euro, para të gatshme”.

“Fshati Zaskok, Ferizaj 24.01.2019 – 22:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte në marketin e tij, tre persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve të zjarrit i kanë grabitur 200 (dyqind) euro para të gatshme”, shkruan në Raportin e Policisë. /Telegrafi/