LAJMI I FUNDIT:

I grabiti dhe i vrau, del para gjykatës vrasësi i dy grave në Korçë

I grabiti dhe i vrau, del para gjykatës vrasësi i dy grave në Korçë

Ali Zili, autori i dyshuar i vrasjes së Bukurie dhe Fatmira Bamit nga fshati Progër ka dalë këtë të martë para gjykatës së Korçës.

Sot pritet të shpallet masa e sigurisë nga 36-vjeçarit.


Ali Zili që dyshohet se vrau dy gra në fshatin Progër, pasi u hyri në shtëpi për t’i grabitur, është ndaluar pak minuta pas krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë pasdite në fshatin Progër, ku 36-vjeçari pasi u hyri në shtëpi për t’i grabitur, i vra me sende të forta të dyja gratë e shtëpisë.

Rreth orës 15:15 kryeplaku i fshatit ka gjetur në banesë trupat e pajetë të Bukurie Bamit, rreth 60 vjeç dhe vjehrrës së saj, 80-vjeçares Fatmira Bami.

Ali Zili ishte fqinj me viktimat. Ai dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e Bukurie dhe Fatmira Bamit dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar për vdekje.

Banorët shprehen se autori ka qenë njeri i dhunshëm dhe problematik në fshat, raporton tch.