LAJMI I FUNDIT:

Grabitet një barnatore në Prishtinë

Grabitet një barnatore në Prishtinë

Një person nën kërcënimin e armës së ftohët ka grabitur sot barna dhe shiringa në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 09:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë.  Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës së ftohtë  ka grabitur sasi të barnave dhe shiringave (në vlerë rreth 800 euro)”, ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja  Ahmeti ka thënë se policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. /Telegrafi/