LAJMI I FUNDIT:

Grabisin para në një barnatore në Fushë Kosovë

Grabisin para në një barnatore në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një punëtore në një barnatore në Fushë Kosovë, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës, tre persona të dyshuar e të maskuar me të zeza, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para kesh, arkën dhe një kuti me të holla për bamirësi dhe janë larguar në drejtim të pa njohur.

Nuk raportohet për të lënduar. Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore.


Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim