LAJMI I FUNDIT:

Gra, kujdes gjatë seksit: Mund të ngeleni shtatzënë 2 herë brenda 10 ditësh

Gra, kujdes gjatë seksit: Mund të ngeleni shtatzënë 2 herë brenda 10 ditësh

Edhe pse e rrallë, është e mundur që gratë shtatzëna të mbesin shtatzënë sërish, vetëm disa ditë pas konceptimit të tyre të parë.

Dukuria quhet “superfetacion” dhe vetëm 10 raste në të gjithë botën janë dokumentuar ndonjëherë.


“Nuk ka efekte negative për foshnjat përtej rreziqeve të zakonshme të shtatzënisë binjake,” tha Dr Suvir Venkataraman nga klinika e Fertilitetit të Harley Street për The Independent, transmeton Gazeta Shneta.

Procesi jashtëzakonisht i rrallë mund të ndodhë edhe tek kafshët, duke përfshirë brejtësit, lepujt, panterët, primatët, peshqit dhe madje edhe kangurët.

Superfetimi erdhi në qendër të vëmendjes pas një rasti të shquar australian vitin e kaluar në të cilin Kate Hill mbeti shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve.

Kate dhe burri i saj, Peter, iu kishin thënë mjekëve të pjellorisë që ata kurrë nuk do të ishin në gjendje të kishin një fëmijë. Ms Hill ishte diagnostikuar me sindromin policistik ovarian (PCOS) në 2006 që e pengoi atë nga ovulimi, por pasi kishte kaluar terapinë hormonale ajo mbeti shtatzënë.

Dukuria është aq e pazakontë sa edhe obstetri i çiftit Dr Brad Armstrong u detyrua të përdorte Google për më shumë informacion.

“Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Ishte aq e rrallë sa nuk gjeta ndonjë literaturë në faqet e internetit të rishikimit mjekësor.”, tha ai.