LAJMI I FUNDIT:

Gostivari me dy raste të reja të sëmundjes HIV/SIDA

Gostivari me dy raste të reja të sëmundjes HIV/SIDA

Një grua e moshës prej 50 deri në 59 vjet dhe një burrë i moshës 60 vjeçar janë dy rastet e reja të regjistruara të të infektuarve me HIV në rajonin e Gostivarit, ka informuar dr. Vojisllav Ognjanoski nga qendra për Shëndet publik, në prezantimin e Strategjisë për parandalim, e cila sot u mbajt në Gostivar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Epidemiologu dhe udhëheqës i Repartit epidemiologjik të Gostivarit dr. Ognjanoski theksoi se këto janë rastet e para me HIV të cilat janë evidentuar në Gostivar pas pesë viteve. Tani numri i tërësishëm i të infektuarve me HIV/AIDS arrin shtatë.


“Këto janë rastet të cilat i regjistruam këtë muaj sipas metodës së testimit vullnetar dhe këshillimit. Mënyra e transmetimit te rastet e reja është heteroseksual. Numri më i madh i të sëmurë dhe infektuarve janë infektuar nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, që është edhe në këtë rast. Paraprakisht kemi pasur edhe rast të bartjes së virusit nga nëna te foshnja. Gostivari edhe më tutje është në qytetet me përhapje të ulët të HIV/AIDS, siç është edhe Republika e Maqedonisë”, tha dr. Ognjanoski.

Që të mbahet numri i vogël i të infektuarve, shtoi, Gostivari është përfshirë në projektin për mbrojtje nga pëhapja e HIV, të financuar nga Fondet evropiane. Që të mbahet numri i ulët i të infektuarve, është përpunuar edhe Strategji lokale për parandalim, e cila dje ishte prezantuar para mjekëve, aktivistëve qytetar dhe punonjësve social.

Rastet e para të të infektuarve me HIV/AIDS në rajonin e Gostivarit ishin regjistruar në vitin 2005. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori