LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, filloi aksioni për mbushjen e gropave në rrugët e qytetit dhe vendbanimeve përreth

Gostivar, filloi aksioni për mbushjen e gropave në rrugët e qytetit dhe vendbanimeve përreth

Këto ditë në rrugët e qytetit të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth, ka filluar mbushja e gropave të shkaktuara si pasojë e ngricave dhe temperaturave të ulëta gjatë stinës së dimrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fillimisht aksioni ka përfshirë rrugët e qytetit për të vijuar me vendbanimet përreth. Ditëve në vazhdim aksioni do të vazhdojë edhe në rrugët tjera të ngelura, ndërsa prioritet do t’u jepet rrugëve që janë më së shumti të dëmtuara.


Për sanimin e gropave janë ndarë afër 20 mijë euro, kurse gjithsej është paraparë të shtrohet rreth 450 ton asfatl. Vlera e projektit arrinë shifrën prej 2 milionë euro./Telegrafi/