LAJMI I FUNDIT:

Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Google ka zbuluar të gjitha detajet për modelet e fundit të telefonave të saj të mençur.

Për Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro është ditur pak edhe para prezantimit zyrtar, por Google në eventin e saj ka zbuluar të gjitha detajet për dyshen e Pixelit të ri, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për modelet me ekran prej 6,4 dhe 6,7 inç, ku më i vogli rifreskohet me 90 e më i madhi me 120 Hz.


Ajo çfarë ndajnë pak është dizajni, Google pjesën me kamera e ka quajtur “camera bar”, por për fat të keq aty ndahen gjërat e  përbashkëta pasi që Pro i ka tri, e modeli i “thjeshtë” dy kamera.

Pro është më i mirë sa i përket fotografi pasi ofron zoom të katërfishtë optik, e të përbashkët kanë kamerën këndgjerë prej 12 megapikselë.

Ajo çfarë ka qenë gjithmonë kyçe i Piexlit ka qenë softueri, që Google edhe tani thotë se e bën telefonin e veçantë në treg. I veçantë është edhe çipi, Pixel 6 dhe 6 Pro i vë në punë çipi i Google.

Pixel 6 do t’i ketë 8 GB Ram, e Pro do të arrijë deri në 12 GB. Pro do të ketë 512, 246 dhe 128 GB hapësirë, ndërkaq modeli i “thjeshtë” nuk do të kenë opsionin prej 512 GB. Çmimet e tyre në SHBA do të fillojnë nga 599 dollarë për Pixel 6 dhe 899 për Pixel 6 Pro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8YiEmekf_34

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Apple po bën tastierën e vet të lojërave

Apple po bën tastierën e vet të lojërave

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Kalo në kategori