LAJMI I FUNDIT:

Google po përgatit një pajisje të shumëpritur

Google po përgatit një pajisje të shumëpritur

Thashethemet për këtë pajisje janë shfaqur prej vitesh dhe gjatë vitit 2022 më në fund mund të shfaqet.

Burime të brendshme pranë Google pohojnë se kompania planifikon të prezantojë orën e saj inteligjente në vitin 2022.


Ora me emrin e koduar “Rohan”, do të përdorte platformën Wear OS dhe do të duhej të kishte një dizajn jashtëzakonisht tërheqës – një ekran të rrumbullakët, por pa korniza fizike.

Kur bëhet fjalë për performancën, Rohan duhet të ketë mbështetjen e zakonshme për matjen e rrahjeve të zemrës dhe një bateri që do të kërkonte rimbushje çdo ditë.

Prezantuesi, për faqen The Verge, vuri në dukje se ora inteligjente e Google duhet të kushtojë më shumë se Fitbit dhe do të shërbejë si konkurrencë për Apple Watch.

Për sa i përket softuerit, Rohan do të shërbente si një mjet për të promovuar platformën e telefonit inteligjent të Google – Wear OS 3.

Ora inteligjente, e cila zyrtarisht mund të quhet Pixel Watch, do të shërbente për t’u treguar përdoruesve se çfarë ofron Wear OS.

Deri më tani, Google nuk ka komentuar mbi pretendimet dhe informacionet se është duke përgatitur orën e saj inteligjente, pavarësisht se mediat dhe përdoruesit mezi presin të shohin se çfarë ofron kompania në tregun e orëve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori