LAJMI I FUNDIT:

Google Maps do të identifikojnë spitalet për veteranët dhe ofruesit e shërbimeve të abortit

Google Maps do të identifikojnë spitalet për veteranët dhe ofruesit e shërbimeve të abortit

Google po bënë një ndryshim tek Maps dhe Search që në mënyrë eksplicite vë në dukje se nëse një vend ofron një shërbim të konfirmuar specifik, duke filluar me objektet e shërbimeve mjekësore që kryejnë aborte e gjithashtu edhe spitalet e veteranëve.

Për shembull, kur ju në tabelën e kërkimeve shkruani “spitale të veteranëve afër meje” në Search ose Maps, një pullë me shënimin “spitalet e veteranëve” me shenjen “V” do të paraqitet dhe vetëm vendet e konfirmuara nga Google , e të cilat paraqesin se ofrojnë ato shërbime do të futen në listë, raporton 9to5Google.

Kur ju kërkoni për “klinika aborti afër meje” Google do të shënojë “Ofron abortin”. Ju edhe mund ta shihni shenjën “Mund të mos ofrojë abortin” kur kompania nuk e ka konfirmimin, përderisa do të ketë edhe një kërkesë për “Kërko më larg” kur nuk ka një vend përkatës afër jush, transmeton Telegrafi.


Butoni gjithashtu do të paraqitet edhe për klinikat e shëndetit mendor, qendrat e fizioterapisë, dhe klinikat për udhëtim. Kjo ndjek hapat e ngjashëm nga udhëzuesit e tjerë në internet këtë javë.

Google deklaron se do t’i merr konfirmimet duke punuar me burimet autoritative të të dhënave dhe duke telefonuar bizneset. Kjo është si një zgjerim i kësaj veçorie , por kompania tha se këto konfirmime do të vijnë nga vende të tjera me kalimin e kohës.

Ajo bazohet në punën e Google për t’i lejuar njerëzit të kërkojnë për vaksina specifike COVID dhe lloje të karikuesve për veturat elektrike. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Kalo në kategori