LAJMI I FUNDIT:

Google Maps merr karakteristika të reja: Ja çfarë na pret

Google Maps merr karakteristika të reja: Ja çfarë na pret

Një aplikacion i popullarizuar i navigimit hapësinor, Google Maps, ka marrë disa risi të rëndësishme.

Një nga risitë më të mëdha të prezantuara në Google Maps është njohja më e lehtë e formacioneve natyrore, p.sh. majat malore të mbuluara me akull, shkretëtira, plazhe dhe pyje të dendura, përcjell Telegrafi.


Gjithashtu, hartat e rrugëve do të përmirësohen dhe ridizajnohen, kështu edhe vendkalimet për këmbësorë, trotuaret do të jenë më të dukshme.

Kjo aktualisht është vetëm për disa qytete (të tilla si Paris ose Londër), por gjithashtu është planifikuar një zgjerim i funksionit.

Në fund të kësaj jave, Google Maps i azhurnuar do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, dhe në muajt e ardhshëm, risitë që lidhen me qytetet do të ndodhin. /Telegrafi/