LAJMI I FUNDIT:

Google kufizon reklamat e kandidatëve dhe partive politike

Google kufizon reklamat e kandidatëve dhe partive politike

Gjiganti botëror i Internetit Google do të kufizojë aftësinë për të synuar votuesit gjatë fushatave politike, duke mos lejuar politikanët dhe partitë të shënjestrojnë reklamat në grupe specifike bazuar në supozimet për pikëpamjet politike të qytetarëve.

Partitë politike dhe kandidatët nuk do të jenë më në gjendje të krahasojnë bazën e të dhënave të tyre të votuesve të mundshëm me bazat e të dhënave të Google që bëhen në bazë të asaj që kërkojnë përdoruesit.

Këto kufizime do të hyjnë në fuqi në Britaninë e Madhe pas rreth një jave dhe më pas do të futen në pjesë të tjera të botës.

Sidoqoftë, shefat e fushatave reklamuese do të jenë ende në gjendje të synojnë përdoruesit specifikë bazuar në moshën, gjininë dhe vendndodhjen.

Google, ndryshe nga Facebook, gjithashtu planifikon të ndërmarrë veprime kundër mashtrimit të ashpër përmes reklamave, transmeton KosovaPress.

Partitë politike, si çdo reklamues tjetër, do të jenë ende në gjendje të vendosin lloje specifike të përmbajtjes si reklama – siç janë videot e futbollit ose artikujt në ekonomi, tha Google.

Çdo gjë e bërë në kundërshtim me rregullat e Google do të regjistrohet në pjesën e transparencës.

Detajet e reklamës së fshira do të shfaqen në faqe, por jo vetë reklama. Google tha se të dhënat do të mbeten të disponueshme në mënyrë që të bëhen analiza të pavarura.

Reklamimi politik përbën një pjesë relativisht të vogël të të ardhurave totale të reklamave të Google, të cilat arritën në 116 miliardë dollarë në vitin 2018.

Për shembull, nga marsi 2019, të dhënat e Google tregojnë se vetëm 171,250 funte janë shpenzuar në reklama politike në Britaninë e Madhe.

Në SHBA, partitë politike kanë shpenzuar 128 milionë dollarë në reklama në Google që nga maji i vitit 2018.

Gjatë kësaj periudhe, presidenti Donald Trump shpenzoi më së shumti në fushatën ‘Si ta bëjmë Amerikën e madhe përsëri’ – 8.5 milionë dollarë. /kp/Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kalo në kategori