Google e humb kontestin gjyqësor ndaj Apple

Rasti u përqendrua në një pretendim i cili thotë se krijuesi i iPhone duhet të kishte licencuar një tipar i cili ia mundëson telefonit të injorojë prekjet, kur i njëjti mbahet afër kokës së përdoruesit.
Patentën e kontestuar, Google e kishte fituar nga blerja e kompanisë Motorola Mobility, për një shumë që e tejkalonte vlerën prej 12.5 miliardë dollarëve. Apple mund të ishte përballur me një ndalim të importit të telefonit të saj në SHBA, në rast se do ta kishte humbur rastin.
Kjo, pasi që siç dihet, Apple e prodhon telefonin e saj të famshëm në fabrikat e jashtme të cilat janë në Kinë dhe Brazil. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
23/04/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































