LAJMI I FUNDIT:

Google Duo është shkarkuar 1 miliardë herë

Google Duo është shkarkuar 1 miliardë herë

Aplikacionet për thirrje me video nuk janë saktësisht të reja. Skype ofroi funksione të tilla për kohën më të gjatë ndonjëherë, dhe shumë aplikacione për mesazhe, të tilla si WhatsApp, Messenger, LINE dhe kështu me radhë filluan të ofrojnë funksione të ngjashme gjithashtu.

Megjithatë rezulton se Duo i Google mund të jetë më popullor se sa menduam, në një hapësirë të tillë konkurruese.


Sipas një raporti nga Android Police, duket se Google Duo është shkarkuar 1 miliard herë nga Play Store.

Duke qenë se aplikacioni ishte në rreth 500 milionë shkarkime rreth 6 muaj më parë, është shumë mbresëlënëse që ka arritur të dyfishojë atë numër në gjysmë viti, edhe pse për të qenë korrekt, ekziston një shans i mirë që kjo të ndihmohet shumë nga fakti se Duo vjen i instlauar në disa prej telefonave Android.

Duke thënë këtë, numri 1 miliardë duket se është vetëm për Play Store dhe kur kombinohen me shkarkimet për pajisjet iOS, ne llogarisim se numri ndoshta do të jetë shumë më i lartë.

Ashtu siç thamë, aplikacionet për video thirrje janë gjithandej, por një nga veçoritë që Duo ka që ofron një avantazh mbi konkurrencën, është që u tregon përdoruesve një video të drejtpërdrejtë të personit që bën thirrje, para se të filloj thirrja.

Kjo do të thotë se potencialisht zvogëlon përpjekjet e shantazheve dhe ju gjithashtu mund të dini nëse ka ndonjë person tjetër në dhomë para se të përgjigjeni. /Telegrafi/