Energjia elektrike më nuk do të jetë brenga parësore e banorëve të fshatit Golluboc në Komunën e Malishevës, sepse KEDS ka vendosur në këtë fshat trafostacionin e ri, bashkë me rrjetin përcjellës me gjashtë shtylla betoni.
Drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, Milazim Morina tha se komuna e Malishevës, ka pasur shumë nevojë për investime në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.
Ai tregon se rrjeti energjetik në shumë fshatra të kësaj komune është i vendosur qysh para viteve të 70-ta, të cilat nuk kanë ofruar energji me cilësi të standarde. Investimet e bëra nga KEDS, sipas tij, kanë ndikuar në rritjen e kualitetit të shërbimeve .
“Ka pas vazhdimisht kërkesa, ankesa prej banorëve përreth për probleme me energji elektrike, e sidomos në ato pjesë ku shtyllat elektrike kanë qenë të vjetra, pasi që kanë rrezikuar edhe jetën e shumë banorëve. Mirëpo tash me këto investimet e KEDS veç se kanë filluar të shihen efektet pozitive, dukshëm është përmirësuar rrjeti, rreziqet thuajse janë eliminuar, janë investime mjaft të qëlluara mjaftë profitabile për banorët e fshatit si dhe për komunën në përgjithësi”, tha Morina.
Në anën tjetër në KEDS thonë se investimet e trafostacionit dhe largpërçuesit në fshatin Golluboc të Malishevës janë bërë sipas të gjitha normave më të larta teknike.
“Ndërtimi I LP 10 kV përbëhet prej gjashtë shtyllave të betonit me lartësi prej 12 metra. Në këtë trafo stacion do të ri kyçen 30 konsumatorë të cilët kanë qenë të kyçur në TS – Golluboci. Në trafo stacion është montuar TR 160 kVA, ndarësi me bazamente 24 kV si dhe ormani TU në bazament”, thonë në KEDS.
Projekti TS-10/04 Kv në Golluboc është i fundit nga tri sa janë miratuar për komunën e Malishevës. Inxhinier të kësaj kompanie deklaruan se me këto investime rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike do të jetë stabil për këtë anë.
KEDS, në kuadër të Planit Zhvillimor parasheh eliminimin e të gjitha lokaliteteve me rënie të tensionit në tërë territorin e vendit, zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit në bazë të kërkesave të popullatës dhe ekonomisë dhe uljen e humbjeve teknike e komerciale. Investimet e KEDS-it kanë nisur qysh në vitin 2013. Deri në tremujorin e parë të vitit 2016 janë investuar mbi 60 milionë euro, ku kanë përfituar mijëra konsumatorë shërbime më kualitative. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë